Për të dalë fitues i një loti për një produkt të hemodializës , kompania “Liri Med” ka ofertuar produktin pa TVSh ani pse produktet mjekësore paguajnë TVSh prej 8 për qind, shkruan sot Koha Ditore.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar tjetër kompani fituese për këtë produkt është Organi Shqyrtues i Prokurimit që i ka dalë në krahë kësaj kompanie farmaceutike ani pse ligjërisht çmimi i produktit duhet të llogaritet me TVSh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ankesës se kësaj kompanie OShP e ka anuluar vendimin e MSh-së për rekomandim për kontratë. Tenderin e ka kthyer në rivlerësim.
OShP-ja ka vlerësuar që ky lot duhet të shkojë në rivlerësim. Ka kërkuar nga MSh-ja që të kërkojë informata shtesë në lidhje me TVSh-në. Arsyetimi i OShP-së dhënë të martën është i paqartë. Nuk e precizon nëse produkti është ose jo TVSh.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)