Mosspecifikimi në dosje të tenderit, se certifikatat për pompa dhe gypa, me të cilët ishte paraparë që të ndërtohej sistemi për kthim të ujit nga liqeni në deponinë e hirit në Mirash në termocentralin “Kosova B” duhet të jenë të prodhuesit të këtyre pajisjeve dhe jo të kompanisë konkurruese, ka bërë që një tender i KEK-ut të kthehet në rivlerësim.
Këtë vendim e ka marrë Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP), i cili ka vlerësuar se gjatë kësaj procedure KEK-u ka shkelur nenin 62 të Ligjit të Prokurimit Publik, në të cilin është e përcaktuar procedura për përfundim të një aktiviteti të prokurimit, shkruan KOHA.
Vendimi në fjalë e ka obliguar KEK-un që të rivlerësojë këtë procedurë dhe të anulojë njoftimin për anulim të këtij aktiviteti të prokurimit. Vlera e paraparë për këtë tender është 300 mijë euro.
Këtë vendim OSHP-ja e ka marrë pasi që ka aprovuar si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Diamanti SHP.K- Prishtinë”, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Ndërtimi i sistemit për kthim të ujit nga liqeni në deponinë e hirit në Mirash në termocentralin ‘Kosova B’ për trajtim”.
-
KEK-ut i kontestohet anulimi i një tenderi
-
OSHP-ja gjen për herë të dytë shkelje në tenderin 2-milionësh të Komunës së Prishtinës
-
OSHP-ja kthen në ritenderim tenderin 2-milionësh për Klinikën e Stomatologjisë
-
Anulohet tenderi për pajisje dentare pas ankesës për favorizim të një kompanie
-
KEK: Tenderi për rehabilitimin e njësisë A3 do të vazhdojë me intensitet të plotë