Ministria e Shëndetësisë e ka të vështirë të parandalojë blerjen e barnave me çmime shumëfish me të shtrenjta sesa çmimi real i tyre në tregun privat.
Baza ligjore nuk është në favor të përpjekjes së kësaj ministrie për anulimin e tetë tenderëve, dhe këtë vlerësim pritet ta japë edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), shkruan sot Koha Ditore.
Gazeta është informuar se ekspertiza e ekspertit të OSHP-së ka rezultuar në favor të kompanive fituese.
Përzgjedhja e fituesve nga Ministria e Shëndetësisë, që drejtohej nga Imet Rrahmani, është bërë me nxitim dhe pa konsultimin e çmimeve referente në treg, ashtu siç i obligon ligji. Dëmi financiar nga diferenca mes çmimeve është shumë i madh.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Edhe
OShP-ja rekomandon ndëshkimin e zyrtarëve që abuzuan me çmimet e barnave
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Edhe një betejë e humbur e Ministrisë së Shëndetësisë me operatorë ekonomikë
-
Ministria e Shëndetësisë reziston ta zbatojë urdhëresën e OSHP-së, rrezikon të gjobitet
-
MSH-ja blen barnat deri në nëntë herë më shtrenjtë sesa çmimi në treg
-
OSHP-ja konstatoi se MSH-ja shkeli ligjin në dy raste, por nuk e obligoi t’i anulojë vendimet