Betejat e Ministrisë së Shëndetësisë me operatorë ekonomikë po i lënë spitalet pa barna. “Koha Ditore” sjell raportin për vendimin e “jashtëligjshëm” të Organit Shqyrtues të Prokurimit në favor të kompanive farmaceutike. Si pasojë e këtij vendimi do të zvarritet kontraktimi i barnave.
Të hënën për tri produkte OSHP-ja ka hedhur poshtë rekomandimet e MSh-së që ka zgjedhur tri kompani të tjera fituese për tri produkte të ndryshme. Ndonëse Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar tjetër kompani fituese për këtë produkt, Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka dalë në krah një kompanie farmaceutike, ani pse ligjërisht ajo ka ofruar çmimin e produktit pa u llogaritur TVSh-ja.
Për më tepër, rreth problemeve që po i dalin Ministrisë së Shëndetësisë nga blerja e barnave përmes prokurimit publik lexoni të mërkurën në “Kohën Ditore”.
-
“Pakti” mes kompanive farmaceutike që po i lë spitalet pa barna
-
Zvarritjet në prokurim lënë spitalet 10 muaj pa dy lloje barnash
-
OShP-ja rekomandon ndëshkimin e zyrtarëve që abuzuan me çmimet e barnave
-
OSHP-ja nuk e ndalon blerjen e barnave me çmim shumëfish më të lartë se ai i tregut
-
OSHP-ja konstatoi se MSH-ja shkeli ligjin në dy raste, por nuk e obligoi t’i anulojë vendimet