Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OShP-ja rekomandon ndëshkimin e zyrtarëve që abuzuan me çmimet e barnave

Foto: Koha / Ilustrim

Kompania “Lirimed” e ka humbur betejën me Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan sot Koha Ditore.
Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka dhënë të drejtë MSH-së, e cila kishte marrë vendim ta anulojë tenderin në të cilin çmimet e kompanisë fituese i shkaktonin qindra e mijëra euro humbje buxhetit të shtetit, .

OSHP-ja ka sqaruar se këtë vendim po e merr për ta ruajtur interesin publik.

Ajo e ka udhëzuar Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë masa ndaj zyrtarëve të prokurimit, të cilët ishin në dijeni për humbjet që do të mundë t’ua shkaktonin çmimet abuzive të ofruara nga kompania e përzgjedhur si fituese.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)