Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Shëndetësisë reziston ta zbatojë urdhëresën e OSHP-së, rrezikon të gjobitet

Vetëm një rrugë ligjore ka përpara Ministria e Shëndetësisë në lidhje me një urdhëresë të lëshuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit rreth një tenderi për blerjen e barnave. Të kërkojë nga Gjykata konstatim nëse urdhëresa që e obligon për ta nënshkruar tenderin është e ligjshme ose jo. Por pavarësisht rrjedhës së procesit gjyqësor, Ministria është e obliguar ta nënshkruajë tenderin që vetë e ka anuluar, shkruan sot Koha Ditore.

Para më shumë se dy javësh Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka urdhëruar Ministrinë e Shëndetësisë që ta nënshkruajë një tender për produktin Salbutamol, ani pse kjo e fundit e ka anuluar me arsyetimin se çmimi i këtij produkti është më i lartë se çmimi në treg.

Megjithatë, “argumentet”e MSH-së janë cilësuar të pamjaftueshme për OSHP-në. Kësisoj e kanë urdhëruar këtë institucion që të nënshkruajë këtë tender pavarësisht çmimit. Sipas Ligjit të Prokurimit Publik, i cili rregullon këtë segment urdhëresat e OSHP-së janë obligative.

Autoriteti Kontraktues që në këtë rast është Ministria e Shëndetësisë mund ta dërgojë urdhëresën në Gjykatë, por kjo nuk e pezullon zbatimin e urdhëresës.

Pavarësisht çmimit të lartë OSHP-ja konsideron që ky tender është I bazuar në ligj...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)