Prishtinë, 24 mars - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim Ambasadorin Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE- së në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Kelmendi falënderoi ambasadorin Jan Braathu për rolin e OSBE-së dhe misionin e saj, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e ligjit dhe ofrimin e përkrahjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Ai propozoi që në bashkëpunim me institucionet qeveritare dhe OSBE-në të ndërmerret iniciativa për organizimin e një takimi me bizneset e komuniteteve jo shumicë për një zhvillim dhe rritje të mirëqenies sociale ndërmjet komuniteteve.
Ambasadori Braathu përshëndeti këtë iniciativë duke ofruar përkrahjen e OSBE-së dhe duke theksuar nevojën që komunitet të bashkëpunojnë jo vetëm nga sfera e kulturës dhe administratës, por edhe nga sfera e biznesit, si pjesë integruese e shoqërisë dhe zhvillimit në Republikën e Kosovës.
-
Shprehet gatishmëri për forcimin e partneritetit Kosovë-OSBE
-
OSBE ofron mbështetje për Kosovën
-
Haradinaj takon kryesuesin e OSBE-së në Kosovë
-
Kurti: OSBE-ja mund të jap kontribut që të mos ketë më manipulime në përfaqësimin e komuniteteve joshumicë
-
Tahiri: Braathu ka ndihmuar pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë