Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu, transmeton Koha.net .
Braathu e uroi zëvendëskryeministrin Limaj për formimin e institucioneve, në të njëjtën kohë ofroi mbështetjen e misionit të OSBE-së për institucionet e Kosovës, njofton kumtesa qeveritare.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Limaj e vlerësoi lart kontributin e misionit të OSBE-së në Kosovë.
Po ashtu, zëvendëskryeministri Limaj e çmoi ndihmën e miqve ndërkombëtar dhënë Kosovës.
Në këtë takim u diskutua edhe për temat si reforma elektorale, bashkëpunimi pozitë-opozitë si dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.
Artikuj të ngjashëm
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Diplomatët e huaj e Konjufca në takim, diskutohen rruga e Kosovës drejt BE-së e zhvillimet e brendshme
-
UNMIK-un e zëvendësojnë kosovarët, jo BE-ja