Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi ka pritur ambasadorin e OSBE-së Ian Braathu me të cilin biseduan për reformën zgjedhore dhe pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e Kosovës.
“Urime për detyrat e reja dhe shpresoj që në këtë mandat të shtyhet përpara reforma zgjedhore dhe pjesëmarrja e diasporës të jetë më e lartë se deri më tani” – ka porositur, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ian Braathu, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Nga ana tjetër, Gashi e ka informuar ambasadorin për proceset e qeverisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
“Po besojmë që zgjedhjet e ardhshme do të mbahen pas reformave zgjedhore që duhet të bëhen. Me reformat zgjedhore do të rregullojmë dhe formën e votimit të diasporës e cila merr pjesë në numër më të vogël se 10% në procesin zgjedhor” – ka thënë Gashi.
Gjatë takimit u fol dhe për rolin e diasporës kosovare n ë tërheqjen e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës.
-
Diaspora duhet të informohet më shumë për votimin në Kosovë
-
BE-ja e quan mangësi zgjedhore votimin e qytetarëve jashtë vendit në Kosovë
-
Osmani në takim me Braathu: Misioni i OSBE-së i rëndësishëm për procesin e demokratizimit
-
Kosova lejon që në territorin e saj të mbahen zgjedhjet e Serbisë
-
OSBE bashkon në Tiranë partitë për të nisur një dialog mbi reformën zgjedhore