Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA: Ministria e Arsimit shkeli vijën e kuqe duke ndërhyrë në autonominë e UP-së

Organizatat nënshkruese të kësaj letre e konsiderojnë të papranueshëm vendimin e njëanshëm të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës (MASh) për rritjen e numrit të studentëve për 50 veta në Fakultetin e Mjekësisë. Për më tepër, vendimi është marrë pa asnjë konsultim me Universitetin e Prishtinës (UP), Këshillin Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe Fakultetin e Mjekësisë. Kjo ndërhyrje e Ministrit të MASh në autonominë e UP-së është e jashtëligjshme dhe konsiderojmë se ka për qëllim kapjen e institucioneve publike arsimore nga politika.

Autonomia e Universitetit përcaktohet në Nenin 10 të Statutit, i cili është miratuar nga Kuvendi i Republikës: “Universiteti gëzon autonominë dhe lirinë e mësimdhënies akademike, të kërkimeve shkencore si dhe të krijimtarisë artistike brenda veprimtarisë së tij. Mjediset e Universitetit gëzojnë të drejtën e paprekshmërisë, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të veçanta.”

Për çështjet akademike të Universitetit mund të vendosë vetëm Senati i UP-së, sipas ligjeve dhe rregullave të përcaktuara nga Kuvendi i Republikës. Kurse dëshirat e ministrave, të cilët përmes veprimeve populiste mundohen të fitojnë simpati popullore, duhet të mbesin vetëm dëshira.

Po ashtu, kjo ndërhyrje prek edhe pavarësinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) e cila përcakton kuotat e regjistrimit të studentëve në programe sipas vlerësimeve të ekspertëve ndërkombëtarë. Kjo ndërhyrje do të jetë shkak i mjaftueshëm që në procesin e rianëtarësimit të AKA-së në Asociacionin Evropian ENQA, nga ku është përjashtuar pikërisht për shkak të cenimit të pavarësisë institucionale, të penalizohet përsëri në mungesë të integritetit institucional. Me këtë rast iu bëjmë thirrje organeve të hetuesisë që të hetojnë nëse kjo është sabotazh e qëllimshme ndaj AKA-së, me qëllim mospranimin të saj në ENQA, në mënyrë që kolegjet private të afërta me zyrtarë të partisë që drejtojnë me MASh të përfitojnë.

Ne i bëjmë thirrje Komisionit Parlamentar për Arsim, Rektorit të UP-së, z. Naser Sahiti, Këshillit Drejtues dhe Senatit të UP-së; Drejtorit të AKA-së, z. Naim Gashi dhe anëtarëve të KShC-së, që të mos e pranojnë këtë vendim dhe të mbrojnë integritetin e institucioneve dhe proceseve që i drejtojnë. Të gjitha këto institucione duhet të ushtrojnë padi ndaj MASh pasi vendimi përbën shkelje të një sërë ligjesh dhe dokumentesh të aprovuara nga Kuvendi i Republikës.

Edhe MASH-i nuk tërhiqet nga vendimi për studentët e Mjekësisë, Rektorati zotohet se nuk do ta zbatojë Arbëri MASH-i nuk tërhiqet nga vendimi për studentët e Mjekësisë, Rektorati zotohet se nuk do ta zbatojë

Si organizata të shoqërisë civile u bëjmë thirrje ambasadave të vendeve që ndihmojnë arsimin në Kosovë, që të bëjnë gjithçka që është e mundur që të mos lejojnë një ndërhyrje të tillë, e cila do të jetë me pasoja katastrofale për arsimin e lartë në Kosovë. Përkrahja publike e pavarësisë institucionale të AKA-së dhe UP-së nga faktori ndërkombëtar do të ndihmonte në parandalimin e ndërhyrjeve të tilla në të ardhmen.

Organizatat nënshkruese:

Admovere

BIRN KOSOVA

CPC - Qendra për Kurajo Politike

FIQ – Forumi për iniciativë qytetare

GLPS – Group for Legal and Political Studies

Edhe Supremja shfuqizon pjesë të rregullores së UP-së për avancimin e stafit akademik Arbëri Supremja shfuqizon pjesë të rregullores së UP-së për avancimin e stafit akademik

KFOS – Kosovo Foundation for Open Society

KYC - Keshilli Rinor Kosovar

OJQ ETEA

OJQ INTEGRA

ORCA – Organizata për rritjen e cilësisë në arsim

S'bunker

Edhe ORCA e konsideron “ilegal” vendimin e Këshillit të Etikës për profesorin Xhevat Krasniqi Arbëri ORCA e konsideron “ilegal” vendimin e Këshillit të Etikës për profesorin Xhevat Krasniqi

TOKA - Organizata Kosovare per Talent dhe Arsim

YIHR – Youth Initiative for Human Rights