Në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit iu kushtua Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo u shënua edhe në shkollën “Elena Gjika” në kryeqytet.
Urim Salihu, ish-pjesëtar i UÇK-së, tha se është kënaqësi t’iu mësohet nxënësve për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Është kënaqësi, kjo rini mrekullueshme, t'i ndajmë vlerat për UÇK-në. Kjo festohet në tërë Kosovën dhe në zemrat e ushtarëve mbetet e paharruar sakrifica e familjes Jashari... Është punuar dhe është bërë shumë, por mundet edhe më shumë, sidomos për heronjtë”, deklaroi ai.
Sipas Salihut, ligjërata para nxënësve mund t’iu shërbejë si motivim gjeneratave të reja.
Për nder të Epopesë së UÇK-së, Komuna e Prishtina ka njoftuar se në të gjitha shkollat do të ligjërohet kjo temë.
Edhe
Në shkollat e Prishtinës nesër ora e parë do t’i kushtohet UÇK-së
VIDEO:
-
Ora e parë e mësimit nëpër shkollat e vendit iu kushtua Epopesë së UÇK-së
-
Publikohen logo dhe agjenda e aktiviteteve për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
-
Komuna e Prishtinës kërkon vendosjen e flamurit të UÇK-së në hyrje të shkollave
-
Epopeja e UÇK-së, një harmoni tradite që frymon liri, sonte në “Express”