Qeveria e Kosovës ka publikuar logon dhe agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Më 5 mars ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së.
Po ashtu nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës dhe në të njëjtën kohë edhe seanca solemne në kuvendet komunale të Kosovës.

Nga ora 12:00 do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Po ashtu do të mbahen turne në futsall dhe volejboll në Skenderaj.
Të enjten nga ora 10:00 krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe do të bëhen homazhe në komunat në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.
Edhe
Miratohet logoja për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së
Nga ora 19:00 të enjten do të mbahet akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë.
Të premten nga ora 19:00 do të jetë Nata e zjarreve në Prekaz.
