Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Optimist për terapinë me plazmë tek pacientët me COVID-19, Zemaj thotë se po punohet intensivisht

Rreth një muaj më parë Ministria e Shëndetësisë formoi një grup punues, që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente për pacientët me koronavirusin e ri

Në një intervistë për KosovaPress, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj u shpreh optimist se protokolli për aplikimin e kësaj terapie do të miratohet shpejtë. Duke folur për vaksinën anti-COVID, ai këmbëngul se qytetarët do të gëzojnë këtë vaksinë, njëjtë sipas tij, që do të ketë edhe Remdesivir dhe vaksinën për grip sezonal.

“Grupi punues ka raportuar që është në fazën e punës intensive, me seriozitet, ka pasur vizita edhe në rajon, me profesionistë të punës duke respektuar edhe udhërrëfyesin klinik por edhe protokollin kombëtar për hartimin dhe adoptimin, qoftë edhe miratimin e përdorimit të plazmës e cila po shihet që dhe po besohet që mund të ndihmojë te pacientët të cilët trajtohen si COVID pozitiv, sidomos ata që janë të hospitalizuar dhe kanë nevojë për këtë trajtim. Po shpresojmë që shumë shpejtë udhërrëfyesi do të miratohet, ta shohim në bazë të praktikave profesionale duke pasur për bazë parametrat dhe aspektin shkencor çfarë e ka Republika e Kosovës dhe Transfuzion i Gjakut dhe Klinika Infektive dhe po mendojmë që me këtë dinamikë, po shpresojmë, që është e nevojshme edhe miratimi i tij. Përdorimi do të varet nga klinicistët dhe profesionistët shëndetësorë”, deklaroi Zemaj.

Terapia e plazmës me antitrupa ndaj Sars COV-2 ka gjetur përdorim në vende të ndryshme të botës, ndërsa nuk cilësohet si procedurë e lehtë. Kjo terapi nuk mund të aplikohet te çdo person, por për këtë vendosin ekspertët mjekësorë.

Një tjetër trajtim për pacientët me COVID-19 është ai dhe me Remdesivir. Megjithëse OBSH së fundmi doli me qëndrim që nuk e rekomandon këtë lloj trajtimi, ka disa rekomandime të tjera të mbështetura në literaturë shkencore për këtë trajtim në vende si Japonia, Kina dhe India. Remdesiviri u bë ne vendin tonë medikamenti më i kërkuar dhe që blihet me çmim shumë të lartë.

Zemaj tha se Ministria e Shëndetësisë do të blejë një sasi të dhe se Remdesiviri do të dhurohet falas për trajtim të pacientëve me sëmundjen e COVID-19.

Edhe Në Kosovë pritet së shpejti të fillojë trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmë gjaku Arbëri Në Kosovë pritet së shpejti të fillojë trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmë gjaku

“Besoj që shumë shpejtë do të sigurohet edhe nga buxheti si blerje e Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse e dimë që është i kushtueshëm, e kemi edhe një proces tjetër përmes bashkësisë evropiane ku jemi pjesë e atij tenederimi të cilën e udhëheq Ministria e Financave dhe në këto dy rrugë jemi duke ecur me hapa të shpejtë në mënyrë që të jetë i siguruar Remidisivir që po përdoret si terapi”, deklaroi Zemaj.

Zemaj garanton se vendi ynë nuk është mbrapa me të tjerët në sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Në lidhje me këtë çështje, Zemaj tha se 170 mijë vaksina tashmë janë siguruar, ndërsa janë duke punuar edhe për 50 mijë të tjera. Sipas tij, vetëm me këto shifra janë më mirë se viti i kaluar./kp