Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot pas votës kundër të anëtarëve të opozitës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, e cila do të hap vende pune dhe do të ketë ndikim në ekonominë e vendit.
“Po me aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër? 100 mln EU investim, 1000 të punësuar të përhershëm super impakt ekonomik! JO duan çizme”, shkruan Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, shprehet se aeroporti i Vlorës do të jetë financim privat prej 100 milionë euro, që do të sjellë një potencial të madh zhvillimi dhe punësimi jo vetëm për Vlorën por edhe për qytetin e Fierit, pasi nga ky projekt pritet të hapen 1000 vende të reja pune.
“Aeroporti do të sjellë një potencial shumë të madh zhvillimi, jo vetëm për zonën e Novoselës, por edhe për bashkinë e Vlorës, bashkinë e Fierit sepse ne e dimë që krijohet një zinxhir vlere ekonomike rreth aeroportit dhe cila është e matshme. Do të krijojë vende pune, jo vetëm në fazën ndërtimore, por jam i bindur që një aeroport i këtyre përmasave, që mendohet një investim rreth 100 milionë euro, do të ketë në mënyrë permanente në këtë zonë rreth 1 mijë vende të reja pune”.
Në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese ditën e hënë u shqyrtua ky projekt kaq i rëndësishëm, ku opozita votoi kundër me pretendimin se ky projekt nuk ofron transparencën e duhur.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e miratoi vetëm me votat e shumicës projektligjin që autorizon qeverinë për të negociuar një kontratë koncesionare për ndërtimin e një aeroporti të ri ndërkombëtar në Vlorë.