Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2020 deri 2022, ka shkaktuar të premten në takimin e rregullt të Kuvendit Komunal kritika nga ana e këshilltarëve opozitarë për përmbajtjen e kësaj kornize dhe planifikimet buxhetore për tre vjetët e ardhshëm, me të cilën ekzekutivi i Pejës ia ka vënë vetes pesë prioritete për këta tre vjet.
Forcimi i ekonomisë komunale, përmirësimi i shëndetësi dhe mirëqenies sociale, përmirësimi i ambientit dhe qëndrueshmëria e tij, ta bëjnë këtë komunë vend më të sigurt dhe i drejtë për të gjithë, si dhe ofrim të shërbimeve efikase që u përgjigjen kërkesave të qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të gjitha këto Komuna e Pejës planifikon t’i realizojë me buxhetin e planifikuar për këta tre vjet. Shuma e investimeve kapitale të planifikuara për tre vjetët e ardhshëm është 27 milionë e 49 mijë euro. Për vitin 2020 janë planifikuar 8 milionë e 389 mijë euro investime kapitale, për vitin 2021 janë 8 milionë e 880 mijë dhe në vitin 2022 9 milionë e 780 mijë euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Pushteti e opozita në Podujevë me qëndrime të kundërta për Kornizën e viteve 2023-2025
-
Në tri vitet e ardhshme në Pejë, 1\3 e investimeve kapitale shkon në asfalt
-
Katërmbëdhjetë dëgjime publike për planifikimin buxhetor për tre vjet në Pejë
-
Shpërfillet bujqësia në vizionin trevjeçar të Komunës së Pejës
-
Qeveria miraton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027