Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Lipjan kundërshton kërcënimet ndaj gazetarëve

“Shkruaj mos u frikëso”, “Ndaloni sulmet ndaj gazetarëve”, ishin disa nga shkrimet që mbanin në duar asamblistët opozitarë të komunës së Lipjanit.

Para objektit të Komunës, opozita mbrojti edhe gazetarin e Kohës Ditore pas kërcënimeve të cilat tha se i mori nga drejtori i Administratës, Avni Olluri.

Ndërsa, asamblisti tjetër, Ramiz Qeriqi, ka thënë se komuna është mbyllur hermetikisht dhe nuk jep kurrfarë informacioni.

Sipas tij, kur është prekur pushteti nga shkrimet për ndërtimet që po ndodhin në këtë komunë, zyrtarët komunalë kanë reaguar me ashpërsi.

Qeriqi ka ftuar Prokurorinë që të hetojë se si janë ndërtuar objektet banesore.

Vetë drejtori Avni Olluri në një formë e pranon se ka kërcënuar gazetarin Ademi, por thotë se gazetari po shkruan kundër tij për qëllime personale.

Edhe Asamblistë të opozitës në Lipjan marsh protestues në mbrojtje të fjalës së lirë të gazetarëve Arbëri Asamblistë të opozitës në Lipjan marsh protestues në mbrojtje të fjalës së lirë të gazetarëve

Gazetari Agim Ademi, i cili rastin e ka paraqitur në polici ka thënë se drejtori Olluri po gënjen, ngase bashkëshortja i ka punuar në qendrën për punë sociale, e cila funksionin në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe se presioni mbi të nuk lidhet asgjë me drejtorinë e administratës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënoi kërcënimet ndaj lirisë së shprehjes.

Gazetarët, përveç që përballen me probleme të shumta gjatë sigurimit të informacionit, shpeshherë janë cak i sulmeve verbale nga zyrtarë të ndryshëm.