Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Lipjan nesër marsh protestues pas kërcënimit që iu bë gazetarit të Kohës Ditore

Asamblistët e opozitës në Lipjan kanë bërë të ditur se nesër do të organizojnë mardh protestues në mbrojtje të fjalës së lirë.

Kjo pas rastit kur gazetari i Kohës Ditore Agim Ademi është kërcënuar nga zyrtari komunal Avni Olluri, drejtor i Administratës në Komunën e Lipjanit.

“Ju njoftojmë se nesër me datë 03.12.2018, në ora 10:00, asamblistët e Kuvendit komunal nga opozita do të mbahet një marsh protestues paqësor në mbrojtje të fjalës së lirë dhe sulmit ndaj gazetarëve po i bënë ekzekutivi i komunës së Lipjanit (rasti i Agim Ademit, gazetar i Kohës Ditore)”, thuhet në komunikatë.

AGK-ja dënon kërcënimin e zyrtarit komunal të Lipjanit ndaj gazetarit të “Kohës Ditore”, Agim Ademi

Marshi do të ketë këto moto: Ndalni sulmet ndaj gazetarëve, mos e vritni lirinë e shprehjes, shkruaj - mos u frikëso, ndëshkimi vret lirinë e shprehjes, jemi shtet demokratik, me gazetarët.