Deputetë të partive opozitare në Kuvend kanë kritikuar mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme për shqyrtim të dhjetë projektligjeve të premten.
Përparim Gruda i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk e kupton urgjencën për shqyrtim të tyre. Ai ka thënë se kjo bie ndesh me Rregulloren që thotë se “duhet të kalojnë dy javë nga shpërndarja e ligjeve”. Ai ka thënë se PDK-ja është kundër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se seanca “tregon për tendencën për t’i ikur debatit parlamentar”. E ka cilësuar precedent “që nuk i ka hije askujt”. Ajo ka thënë se kjo po ndodh edhe për shkak të arrogancës së numrave. Ka bërë të ditur se LDK-ja nuk merr pjesë në votim.
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar të palogjikshëm këtë seancë. Sipas tij, pushteti po përgatitet për zgjedhje. “Cila është urgjenca për këto? Për çka jemi për ngutë? Është parapërgatitja e platformës për zgjedhje”, ka thënë ai.
Para tyre, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se seanca është ftuar që të shqyrtohen në parim projektligjet dhe t’u jepet kohë e mjaftueshme deputetëve për të dhënë kontributin “në ditët në vijim”.
Në fund, me 63 vota Kuvendi miratoi shmangien nga afati procedural për Ligjin për çmimet tavan. 22 vota ishin kundër.