Lipjan, 28 prill – Opozita e bashkuar në Lipjan, (PDK, AAK, PSDK) edhe një herë i është drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) me një shkresë zyrtare për ta njoftuar se mbledhja e jashtëzakonshme për “votëbesimin e pozitës së kryesuesit” është thirrur nga opozita më 21.04.2017, duke u bazuar në nenin 44, paragrafi 1 të Ligjit të vetëqeverisjes lokale nr. 03/L-040.
Opozita ka kërkuar nga MAPL-i t’i shqyrtojë shkresat zyrtare dhe të marrë një vendim mbi baza ligjore për pozitën e kryesuesit të KK-së, derisa shumicën e numrave tashmë e ka opozita e bashkuar pas prishjes së koalicionit qeverisës LDK-AAK.
Gjithashtu, ka kërkuar nga MAPL-i ta anulojë thirrjen e jashtëligjshme për një seancë të rregullt nga kryesuesja e KK-së Vlora Limani -Hajnuni që pritet të mbahet më 02.05.2017, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkaq, nëpërmjet kësaj shkrese, opozita e bashkuar ka sqaruar se MAPL-i e ka për detyrë ligjore të kërkojë nga kryetari i Komunës dhe kryesuesja e KK-së ta respektojnë ligjin, në të kundërtën ka paralajmëruar inicim të procedurave ligjore nëpërmjet gjykatave. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kuvendi komunal i Lipjanit në bllokadë
-
MAPL-i obligon kryesuesen KK të Lipjanit ta thërrasë seancën e votëbesimit ndaj saj
-
Opozita në Lipjan kërkon sërish votëbesimin ndaj kryekuvendares
-
Dështon seanca e jashtëzakonshme për votëbesimin e kryesueses së Kuvendit
-
Votëbesimi ndaj kryesueses së Kuvendit sërish në agjendë