Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Lipjan kërkon sërish votëbesimin ndaj kryekuvendares

Derisa Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ia ka refuzuar vendimin subjekteve opozitare në Lipjan për zgjedhjen e kryesuesit të ri, opozita menjëherë të hënën ka marrë hapat e tjerë duke i mbledhur nënshkrimet e këshilltarëve për të kërkuar seancë të jashtëzakonshme me rend të ditës “Votëbesimi i pozitës së kryesuesit të Kuvendit Komunal në Lipjan”.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme nga PDK-ja dhe AAK-ja tashmë i është dërguar zyrtarisht kryesueses së KK-së, Vlora Limani-Hajnuni, dhe ekzekutivit të Komunës derisa janë mbledhur gjithsej 16 nënshkrime nga 31 këshilltarët sa ka gjithsej legjislativi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lulzim Rrustemi, këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, njëherësh nënkryetar i kësaj partie në këtë qytet, ka thënë se pas marrjes se njoftimit nga MAPL-ja për refuzimin e vendimit të opozitës për zgjedhjen e kryesuesit të ri, këshilltarët me shumicën e numrave në KK kanë vendosur të thërrasin një mbledhje të jashtëzakonshme duke u bazuar në Ligjin për vetëqeverisje lokale 03/L-040, neni 44, paragrafët 44.1, 44.2, 44.3.

“Subjektet opozitare në Lipjan i kemi ftuar në një mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës “Votëbesimi i kryesueses së KK-së në Lipjan” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.