Pas një varg kritikash e akuzash ndërmjet pozitës e opozitës në Lipjan rreth çështjes për votëbesimin e kryesueses së KK-së dhe pas një varg shkresash nga niveli qendror, kryesuesja e KK-së në Lipjan Vlora Limani –Hajnuni, ka shqyrtuar shkresën e opozitës (PDK,AAK) dhe ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të premten, me datë 16.06.2017 në të cilën pritet të diskutohet pika e vetme e rendit të ditës “Votëbesimi i Kryesueses së Kuvendit Komunal të Lipjanit”, shkruan sot Koha Ditore.
Mbledhjet e KK-së në Lipjan po dështojnë për katër herë me radhë, shkaku i mungesës së kuorumit, derisa opozita po i bojkoton ato me arsyetim se e ka shumicën e numrave për ta udhëhequr legjislativin.
(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kuvendi komunal i Lipjanit në bllokadë
-
Dështon për të katërtën herë seanca e Kuvendit të Lipjanit
-
MAPL-i obligon kryesuesen KK të Lipjanit ta thërrasë seancën e votëbesimit ndaj saj
-
Opozita në Lipjan kërkon sërish votëbesimin ndaj kryekuvendares
-
Dështon seanca e jashtëzakonshme për votëbesimin e kryesueses së Kuvendit