Ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e KK-së në Lipjan të premten, shkaku i mungesës së kuorumit nga subjektet opozitare (PDK, AAK) të cilat edhe zyrtarisht e kanë kërkuar votëbesimin e pozitës së kryesues me të vetmen pikë të rendit të ditës, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë mbledhje opozita e ka thirrur me arsyetimin se pas prishjes së koalicionit LDK-AAK muaj më parë e kanë shumicën e numrave në KK, mirëpo mospjesëmarrja e tyre në këtë mbledhje të cilën vetë e kishin kërkuar, po e dëshmon mosgatishmërinë e tyre për t’u përballur me pozitën dhe është cilësuar si e qëllimshme për t’i bllokuar proceset e komunës në të mirë të qytetarëve.
Opozita e bashkuar deri tashti i ka bojkotuar edhe katër mbledhje të rregullta të KK-së me arsyetimin se kryesuesja nuk e thërriste një mbledhje të jashtëzakonshme, e nga ana tjetër Komuna ka për qëllim destinimin e 158 mijë eurove dhe bartjen e 758 mijë eurove nga viti i kaluar për realizimin e disa projekteve kapitale si: ndërtimi i 3 lapidarëve për dëshmorë të kombit, subvencionimin e sportistëve, fermerëve, bashkësinë islame, dhe një varg projektesh të tjera në interes të qytetarëve.
(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Opozita në Lipjan bojkoton punën e legjislativit
-
Dështon mbledhja e jashtëzakonshme e KK-së në Lipjan shkaku i zhvillimeve politike në vend
-
Dështon mbledhja e jashtëzakonshme për Raportin e Auditorit në Lipjan
-
Votëbesimi ndaj kryesueses së Kuvendit sërish në agjendë
-
Kuvendi komunal i Lipjanit në bllokadë