Shkaku i mungesës së kuorumit, ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e KK-së në Lipjan e thirrur nga kryesuesi me kërkesë të opozitës së bashkuar (PDK, LVV, AAK,Nisma) e cila kishte për qëllim shqyrtimin e raportit të Auditorit të Përgjithshëm.
Për këtë plan, opozita me kohë ka mbledhur gjithsejtë 14 nënshkrime sipas rregullores dhe ato i ka dorëzuar në sekretarinë e Kuvendit Komunal në Lipjan duke u bazuar në nenin 44 të ligjit NR.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale dhe nenin 28.5 të statutit të Komunës, në udhëzimet administrative nr.02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo këshilltarët nga radhët e pozitës LDK, AAK, PD dhe PAI nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje, të cilët e përbëjnë shumicën e kuorumit. Daut Azemi në fillim të kësaj seance ka thënë se për shkak të mungesës së kuorumit seanca e jashtëzakonshme për të debatuar rreth Raportit të Auditorit nuk mund të mbahej.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)