Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita në Lipjan bojkoton punën e legjislativit

Shkaku i mungesës së kuorumit nga subjektet opozitare (PDK, AAK, PSDK) ka dështuar sërish mbledhja e Kuvendit Komunal të martën.

Në të ishte planifikuar të bëhej bartja e 758 mijë eurove nga viti i kaluar për realizimin e disa projekteve kapitale, pastaj subvencionimi i klubeve sportive, subvencionimi i fermerëve, destinimi i 158 mijë eurove për ndërtimin e tre lapidarëve për dëshmorët e kombit nga të hyrat vetjake dhe disa pika të tjera në interes të qytetarëve të kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KK-ja e Lipjanit prej më shumë se tre muaj nuk po funksionon shkaku i prishjes së koalicionit qeverisës LDK-AAK, ndërkohë mosprezenca e opozitës në këtë mbledhje është cilësuar si pengesë e realizimit të projekteve kapitale nëpërmjet të cilave po dëmtohen drejtpërdrejt qytetarët.

Një mbledhje e tillë po dështon për herë të tretë, ndërkohë sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nëse KK-ja nuk funksionon për gjashtë muaj me radhë atëherë shpërbëhet Kuvendi Komunal dhe duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.