Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MAPL-i obligon kryesuesen KK të Lipjanit ta thërrasë seancën e votëbesimit ndaj saj

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nëpërmjet një shkrese e ka obliguar kryesuesen e KK-së në Lipjan, Vlora LimaniHajnuni, ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e kanë kërkuar subjektet opozitare (PDK, AAK, PSDK) më 21.04.2017, duke u bazuar në nenin 44, paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale nr. 03/L-040 me rend të ditës “Votëbesimi i pozitës së kryesuesit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo mbledhje është kërkuar të mbahej nga opozita me arsyetim se, pas prishjes së koalicionit qeverisës LDKAAK, këshilltarët opozitarë kanë marrë shumicën e numrave në KK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky legjislativ prej më shumë se tre muajsh nuk po funksionin shkaku i mospranisë së opozitës në mbledhje, mirëpo, sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, nëse KK-ja nuk funksionon për gjashtë muaj me radhë, atëherë shpërbëhet Kuvendi Komunal dhe duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.