Vendimin e fundit të Kuvendit Komunal për ndarjen e një parcele për ndërtimin e objektit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, po e kundërshtojnë opozita dhe shumica e imamëve të kësaj bashkësie.
Madje, opozita po e akuzon pushtetin se ka falsifikuar procesverbalin e seancës, ku pikë e rendit të ditës ishte kjo çështje.
Nga 22 imamë që veprojnë në Kamenicë, 18 prej tyre kishin dërguar një peticion Kuvendit Komunal me anë të së cilit kishin kërkuar që të mos miratohet kërkesa për ndërrimin e lokacionit, pasi sipas tyre kërkesa e bërë nuk e përfaqëson vullnetin e shumicës së imamëve.
Por, ndryshe shprehen në Bashkësinë Islame në këtë Komunë.
Kuvendi Komunal në vitin 2012 kishte caktuar një lokacion afër objektit të komunës, për këtë qëllim, e për të cilin ishin pajtuar të gjithë, por objekti i BIK-ut nuk ishte ndërtuar sipas afatit ligjor.
-
KPK-ja s’gjen parcela për ndërtimin e prokurorive themelore në Mitrovicë e Prizren
-
Lufta e Bashkësisë Islame për tokën e Komunës në Gjilan
-
Komuna miraton kërkesën e BIK-ut për Xhaminë Qendrore, Rama heq dorë nga idetë e tij
-
Posta kundërshton rrënimin e objektit të saj në Obiliq
-
Prindërit e nxënësit bllokojnë rrugën në Kamenicë, protestojnë kundër reformave në arsim