Emisioni “Betimi për Drejtësi” në Kohavision të shtunën ka publikuar hulumtimin për tokën komunale të Gjilanit që iu dha Bashkësisë Islame në këtë qytet.
Si iu dhanë kundërligjshëm 5 mijë e 400 metra katrorë Bashkësisë Islame në Gjilan?
Pse pushteti aktual po e quan të jashtëligjshëm këtë dhënie të pronës?
Pse Bashkësia Islame nuk iu nënshtrua konkurrencës për të marrë në shfrytëzim tokën komunale?
Si iu lëshua leja e ndërtimit Bashkësisë Islame pa qenë titullare e pronës?
Si ndodhi që leja fillimisht u pezullua por Bashkësia Islame rinisi punimet?
Cili ishte arsyetimi i gjykatës që lejoi punimet derisa të vendoset përfundimisht për këtë lëndë?
Pse qytetarët thonë se toka komunale iu dha Bashkësisë Islame për vota në zgjedhjet lokale?