Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita akuzon Komunën e Lipjanit për keqmenaxhim financash

Ekzekutivi i Lipjanit në mbledhjen e rregullt të KK-së, të mërkurën, ka publikuar raportin e shpenzimeve dhe të hyrave për periudhën janar-shtator. Mirëpo ky dokument është kritikuar e akuzuar nga këshilltarët me arsyetimin se kjo qeverisje ka keqmenaxhuar paranë e taksapaguesve.

Sipas opozitës, ky raport nuk pasqyron të dhëna të detajuara lidhur me menaxhimin e parasë publike, madje shqetësime janë ngritur edhe për faturim të drekave zyrtare me çmime të njëjta për aktivitete të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Kritika të mëdha janë ngritur derisa për nëntë muaj kjo qeverisje vetëm për telefoni mobile, pa e përfshirë telefoninë fikse, ka shpenzuar gjithsej 15 mijë e 813 euro. Qeverisja e kryetarit të Komunës Imri Ahmeti vazhdon të cilësohet si qeverisje e luksit derisa publikimi i shifrave për shpenzime të tilla ka nxitur debate të ashpra midis pozitës dhe opozitës në këtë mbledhje.

Lulzim Rrustemi, shef i GK në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka thënë se kjo qeverisje vazhdon drejt rrugës së luksit duke bërë shpenzime enorme dhe të keqplanifikuara./Agim Ademi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)