Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Lipjanit akuzohet për shpenzime enorme luksi

OJQ “Polis” në një tryezë të përbashkët me pozitën dhe opozitën, të martën, ka publikuar raportin e monitorimit të shpenzimeve buxhetore në Komunën e Lipjanit për periudhën 9-mujore të këtij viti.

Qeverisja e kryetarit të kësaj komune, Imri Ahmeti, (LDK) po vazhdon të akuzohet edhe më tej nga opozita për shpenzime enorme të luksit derisa për 9 muaj të këtij viti. Sipas raportit të OJQ-së “Polis” ka shpenzuar gjithsej 43 mijë e 907 euro për telefoni mobile e fikse (post dhe telekomunikim), pastaj 34 mijë e 921 euro për derivate, 20 mijë e 340 euro për dreka zyrtare dhe jo zyrtare, 54 mijë e 751 euro për udhëtime zyrtare brenda vendit, 3 mijë e 601 euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit, 27 mijë e 862 euro për mobilie dhe pajisje, 223 mijë e 273 mijë euro për subvencione dhe 38 mijë euro për mirëmbajtje dhe servisim të veturave.

Në një debat mjaft të nxehtë midis pozitës dhe opozitës, zyrtarët komunalë kanë përdorur edhe fjalorë ofenduese ndaj opozitës, organizatës “Polis” dhe ndaj medieve, duke pretenduar se shpeshherë po dezinformojnë rreth shpenzimit të parasë publike në Lipjan.\A.Ademi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)