Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje: Komuna e Lipjanit rrit luksin dhe bllokon pronat komunale

Grupi i këshilltarëve të KK-së nga radhët e subjektit Lëvizja Vetëvendosje, në Lipjan, nëpërmjet një komunikate për media të dielën, ka akuzuar qeverisjen lokale për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike. Sipas Vetëvendosjes, raporti nëntëmujor i shpenzimeve të komunës nxjerr në pah mënyrën e shpenzimeve të parasë publike, mungesën e një buxheti zhvillimor dhe të mirëqenies, por edhe harxhimet e mëdha për dreka zyrtare.

“Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan ka analizuar në detaje raportin e shpenzimeve për periudhën janar-shtator të Komunës së Lipjanit dhe gjendja që shpërfaq ky dokument nuk flet aspak për shfrytëzim racional të parasë publike, menaxhim të papërgjegjshëm, projekte të shumta të panisura, dëmtim të buxhetit dhe shpenzime të larta për dreka zyrtare”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas tyre, kanë mbetur vetëm edhe tre muaj deri në përfundim të vitit financiar, andaj në secilën kategori ekonomike kur bëhet fjalë për shpenzimet për pasuritë jofinanciare apo investimet kapitale vërehen shpenzime të ulëta të buxhetit të planifikuar./Agim Ademi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni nesër në “Koha Ditore”)