Asambleja e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën e propozuar nga SHBA-ja dhe Shqipëria, me qëllim të izolimit së Rusisë. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila shkroi se sesioni i Asamblesë u mbështet nga 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Kjo rezolutë ka për qëllim dënimin e sulmit në Ukrainë, duke e cilësuar si “agresion ndaj Kartës së OKB-së dhe paqes botërore”.
“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria & SHBA. Sesioni i jashtëzakonshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të hesht”, thuhet në njoftimin e Xhaçkës në Facebook.
Të dielën mbrëma, Shqipëria mori vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
-
SHBA-ja abstenon në rezolutën e OKB-së për armëpushim në Ukrainë
-
SHBA-ja rreshtohet me Rusinë në OKB
-
OKB-ja miraton rezolutën që riafirmon mbështetjen për Ukrainën
-
Asambleja e Përgjithshme e KB-së i kërkon me rezolutë Rusisë të largohet nga Ukraina
-
OKB-ja miraton rezolutë: Rusia t’i kompensojë dëmet e luftës që ia shkaktoi Ukrainës