Organizata Jo Qeveritare KOHA ka dhënë dorëheqje nga Komisioni Komunal për Zgjedhjen e Këshillave Lokale në territorin e Komunës së Klinës, njofton kumtesa nga kjo OJQ, transmeton Koha.net .
Arsyet e dorëheqjes ndërlidhen me kontestimin e punës së OJQ KOHA-së nga organet e Komunës në kuadër të fillimit të procesit për zgjedhjen e katër këshillave lokale në territorin e Komunës së Klinës, edhe pse ky proces është mbështetur nga niveli qendror i qeverisjes, gjegjësisht nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e cila vlerëson ligjshmërinë e akteve komunale.
Kryetari i Komunës ka akuzuar OJQ KOHA-në për konflikt interesi financiar në këtë rast, duke aluduar në pagesën e stafit të organizatës për iniciativën në këtë proces.
Megjithatë, thotë ndër të tjera kumtesa stafi i OJQ KOHA-së nuk është kompensuar asnjëherë nga Komisioni Komunal për Zgjedhjen e Këshillave Lokale.
-
OJQ Koha akuzon kreun e Klinës për pengim të aktivitetit
-
Hetohen disa tenderë të Komunës së Klinës
-
“Komuna e hapur” në Klinë shndërrohet në ditë tradicionale
-
Administrata s’lejon qasjen në dokumentet zyrtare në Klinë
-
Monitoruesit konstatojnë vonesën e Kuvendit të Klinës në funksionalizimin e komiteteve