OJQ “KOHA” në Klinë ka akuzuar Komunën e Klinës se nuk po lejon qasje në dokumentet publike. Sipas kësaj organizate, në gjitha kërkesat që i ka paraqitur muajt e fundit për qasje në dokumentet publike në këtë komunë, në pak prej tyre kanë marrë përgjigje.
Sipas kësaj organizate, prej muajit prill deri në shtator kanë paraqitur pranë organeve komunale 28 kërkesa për qasje në dokumente publike, prej të cilave vetëm në 3 kanë pranuar përgjigje. “25 kërkesa kanë mbetur pa përgjigje, shkruan sot Koha Ditore.
Prej kërkesave pa përgjigje 10 janë përsëritur dhe vetëm për një kërkesë të përsëritur është pranuar përgjigje”, thuhet në një komunikatë të OJQ “KOHA”, sipas së cilës, kjo organizatë është angazhuar për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Transparenca në pikëpyetje, kërkohet rishikim i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike
-
Për një vit, 101 ankesa ndaj Qeverisë për mosofrim të qasjes në dokumente publike
-
MKRS-ja më e mbyllura për ofrimin e qasjes në dokumente publike
-
125 ankesa për qasjen në dokumente publike në AIP
-
Deri në 3,000 euro gjoba për institucionet që pengojnë qasjen në dokumente zyrtare