Arbëri

OEK-u e quan fushatë politike ftesën e MF-së për çështjen e pagës minimale

Lulzim Rafuna

Foto: Driton Paçarada

Oda Ekonomike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Ministria e Financave për çështjen e rritjes së pagës minimale të enjten.

Nga OEK-u këtë takim e kanë quajtur fushatë politike, ndërsa kanë kërkuar takime të nivelit të lartë. 

“OEK thekson se në katër vitet e fundit nuk ka pasur asnjë dialog të mirëfilltë e gjithëpërfshirës ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit të biznesit, ndonëse një proces i tillë është thelbësor për adresimin e sfidave ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, thuhet në njoftimin e OEK.

Nga OEK-u thuhet tutje se bizneset janë përballur me një sërë vendimesh të njëanshme, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e tregut dhe klimën e investimeve.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ka theksuar se proceset që prekin bizneset, siç është edhe çështja e pagës minimale, kërkojnë qasje serioze, analiza të mirëfillta dhe konsultim të gjerë me sektorin privat.

“Oda Ekonomike e Kosovës është pjesë e Këshillit Ekonomiko-Social me dy anëtarë dhe gjithmonë ka qenë e gatshme për dialog të hapur e konstruktiv. Megjithatë, një qeverisje legjitime dhe e votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës duhet të tregojë përgjegjësi institucionale, duke dëgjuar dhe përfshirë partnerët ekonomikë në proceset e vendimmarrjes”, ka deklaruar Rafuna.

 

 

Azemi: Kemi kërkuar që paga minimale të bëhet 600 euro

4 min. më parë / 30 tet 2025 12:43
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatave të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf  Azemi, ka thënë se si përfaqësues ka propozuar që paga minimale të jetë 600 euro. Ky propozim u dha në takimin që e thirri ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, rreth çështjes së pagës minimale. 

Megjithatë, ai ka shtuar se nga Qeveria është parë se vlerësojnë që kjo pagë të jetë 500 euro. 

Në pesë vendimet e para që Albin Kurti premtoi se do t’i merrte nëse të dielën do t’i siguronte votat e nevojshme edhe për një mandat, ishte rritja e pagës minimale. 

“Miratimi i projektligjit të buxhetit për vitin 2026; Vendimi për caktimin e pensionit minimal në vlerë prej 150 euro që prek rreth 200 mijë pensionistë; Vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë me 50% mbi nivelin aktual që prek rreth 400 mijë fëmijë; Vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro që prek një pjesë të madhe të punëtorëve në sektorin privat, gjithashtu prek edhe të rinjtë që janë të angazhuar përmes platformës ‘Superpuna’, si dhe gratë lehona të cilat përfitojnë nga shtesat”, ishin premtimet e para të Kurtit në fjalimin e të dielës.