Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Objekti shëndetësor jashtë funksionit dhe pa kujdes institucional

Ambulanca e fshatit Livoç i Epërm prej katër vjetësh është jashtë funksionit, teksa nuk ka një kujdes institucional për objektin e saj.

Kjo ambulancë është mbyllur me arsyetimin se ka numër të vogël pacientësh që kërkojnë shërbimet në të, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilli i fshatit Livoç i Epërm, që përfaqëson mbi 2 mijë e 500 banorë, ka kërkuar që ambulanca të funksionalizohet dhe se ndaj banorëve duhet të kryhen shërbimet shëndetësore.

Idriz Ramadani, kryetar i Këshillit të fshatit Livoç i Epërm, ka thënë se do të kërkojnë përgjigje nga Komuna, ngase objekti i është dhënë në shfrytëzim shkollës së fshatit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm