Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Obiliqi nderon dëshmorët

Komuna e Obiliqit ka nderuar dëshmorët duke bërë homazhe në komplekset memoriale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Homazhet pranë komplekseve memoriale të të gjithë dëshmorëve të komunës tonë, nisen aktivitetin e ‘Ditës së Dëshmorëve’, sot më 5 maj, ku e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e trojet shqiptare, përkujtojnë me krenari të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për liri. I shoqëruar nga nënkryetari, kryesuesi, përfaqësuesit e SHDL, ekzekutivi, asamblistët, familjarët e qytetarët e shumtë, kryetari i komunës Xhafer Gashi, nderoi të rënët për liri, duke kujtuar me krenari e rikujtuar obligimin tonë ndaj tyre në shtetëndertimin tonë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Në akademinë përkujtimore të mbajtur në Obiliq u mbloodhën qytetarë të shumtë.

Nënkryetari i komunës, Ajet Berisha me këtë rast ka thënë se, “sot, shumë vite më pas, akti i tyre na shtynë të besojmë se njerëzit e ndershëm, bashkimin e tyre nuk e kanë një opsion ndër shumë opsione të tjera, por e kanë të vetmin qëllim për të ndërtuar shpresën për të ardhmen e vendit”.

“Meqenëse 5 maji është ‘Dita e Dëshmorëve’, të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesi i SHDL-së e njëherësh babai i dëshmorit Ferit Curri, Esat Curri”, thuhet në komunikatë.