Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit (DMM) e Komunës së Obiliqit përmes një komunikate ngrit shqetësim për ndotjen e madhe të ajrit që po ndodh në këtë komunë, duke u bazuar në raportet e inspektuara nga inspektorët e kësaj drejtorie dhe raportimet në media e rrjetet sociale gjatë këtyre dy ditëve, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, kjo drejtori, duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit Nr.03/L-025 Neni 36, Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit Nr.05/L-044, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja Ligji Nr. 03/L-160, Direktivës 2001/80/EC, si dhe UA nr./2007 mbi Rregullat dhe Normat e Shkarkimeve në Ajër nga burimet e pa lëvizshme të ndotjes dhe në kuadër të mbikëqyrjes të aktiviteteve me standardet dhe normat ligjore për mbrojtje të mjedisit - ajrit, ujit, tokës dhe zhurmës, ngrit shqetësimet për gjendjen e krijuar për ajrin në Obiliq.
“Me dt:18 e deri me 21/10/2019 (nga e premte e deri sot e hënë), në Termocentralet ‘Kosova A dhe B’ nga raportimet në media e rrjetet sociale, dhe nga deklarimet e qytetarëve gjatë këtyre ditëve ajri në Obiliq arrin nivele shumë të lartë të ndotjes, po ashtu pranë këtij termocentrali është krijuar zhurmë dhe aromë e cila është e pa durueshme për banorë e kryesisht në orët e mbrëmjes”, thuhet në komunikatë.
{gallery}
“Ne si DMM kemi kërkuar disa herë nga Korporata Energjetike e Kosovës që për çdo problematik që paraqitet të njoftohen organet komunale, por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur”, thuhet tutje në komunikatë.
Kjo drejtori, po ashtu, kërkon nga KEK-u të japë raport të detajuar për gjendjen e krijuar nga TC A dhe TC B për datën e lartpërmendur, në mënyrë që të njoftohet saktë dhe qartë qytetari për shqetësimet e ngritura.