Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar sot me përfaqësues të ambasadës hungareze Krisztina Szabo dhe Mirdita Bicaj.
“Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi lidhur me aktivitetet e OAK-së dhe diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Hungarisë”, thuhet në një njoftim për media.
Kryetari i bordit Skënder Krasniqi falënderoi Szabo për vizitën duke theksuar se janë të interesuar për rritjen e këtij bashkëpunimi dhe sjelljen e investitorëve të interesuar në Kosovë.
Krisztina Szabo theksoi se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me asociacionet e biznesit.
Ajo gjithashtu, vuri në pah 4 pika kyçe në të cilat ka mundësi për bashkëpunim në mes të këtyre dy vendeve, që përfshijnë: Agrikulturën, sektorin e ujit, industrinë e mjekësisë dhe teknologjinë informative.
Edhe
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
Në fund të takimit të dyja palët janë pajtuar se bizneset e Kosovës dhe ato të Hungarisë janë të interesuara për bashkëpunim.
Madje shkëmbimi i përvojave në mes të këtyre dy shteteve është shumë i rëndësishëm dhe do të kontribuojë në një bashkëpunim të ngushtë në mes të dy vendeve.
-
Si do të ndikojnë në Kosovë zgjedhjet e së dielës në Hungari?
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Oravi u bën thirrje partive të bëhen bashkë për progresin e Kosovës