Mundësitë e bashkëpunimit, ndërlidhja e bizneseve të Kosovës, Maqedonisë dhe atyre Sllovene, ishte arsyeja që Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Klubi Slloven i bizneseve organizuan një takim të përbashkët, njofton OAK përmes një komunikate për media.
ftuar në këtë aktivitet nga OAK ishte Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Kryetari i Bordit të OAK Skënder Krasniqi, para të pranishmëve prezantoi rëndësinë dhe punën që OAK në kontinuitet po bënë për bizneset.
Krasniqi theksoi rëndësinë e lidhjes së Memorandum Bashkëpunimit me Klubin Slloven të Bizneseve duke theksuar që ky takim u organizua me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mundësive për bashkëpunim përmes takimit të drejtpërdrejt të bizneseve mes vete.
Ndërsa Bajram Fusha Kryetar i Klubit Slloven, prezantoi institucionin që drejton, bashkëpunimet me institucionet në Kosovë, fushat e fokusuara, anëtarët e tyre, sjelljen e investitorëve, gjetjen e partnerëve, organizimin e vizitave studimore dhe panaireve në Slloveni.
Fusha tregoi arsyen e thirrjes së takimit në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, e cila u bë me qëllim të krijimit të mundësive të bashkëpunimit të ndërsjellë të bizneseve të Sllovenisë dhe bizneseve të Kosovës, shkëmbimit të përvojave dhe njohurive të dyanshme.
Edhe
OAK nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë
Fusha njëherësh ftoi bizneset që t’i drejtohen lirshëm përmes OAK tek KSB për çdo kërkesë që kanë, interesat e tyre, gjetjen e tregut dhe krijimin e partneritetit, të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara.
Ndërsa Nebih Hoxha Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore falënderoi OAK për ftesën dhe u shpreh i kënaqur me një organizim të këtillë duke e parë si një aktivitet shumë të nevojshëm në mes bizneseve të rajonit.