Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nxënës të shkollës shqipe nga Sllovenia u pritën në Ministrinë e Diasporës

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nxënës të shkollës shqipe të Sllovenisë po qëndrojnë për një vizitë katërditore në Kosovë. Ata sot i priti zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës Isni Kilaj.

Bëhet e ditur se Z.Kilaj ka përgëzuar nxënësit dhe mësuesit që janë të interesuar ta ruajnë kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aiu po ashtu ka thënë se me qëllim të ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve me Kosovën, MDIS-i mbështet dhe organizon vizita të tilla për nxënësit shqiptarë nga diaspora.

Falënderues u shprehen edhe mësimdhënëset dhe nxënësit për krijimin e lidhjeve me vendlindjen.

Në ditën e dytë në Kosovë, ata do të vizitojnë edhe një shkollë të Mushtishtit të Suharekës, ku do të mbahet orë e përbashkët mësimi dhe do të jepet një program kulturor. Më pas, do të vizitojnë memorialin “Adem Jashari” në Prekaz.