Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur në takim një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë.
Sipas një njoftimi për media të Zyrës së Kryeministrit në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet në veri.
“Në takim u bisedua dhe mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është shtet sovran, demokratik dhe në të drejtën e saj legjitime, për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim”, thuhet në njoftim.
Delegacioni slloven thuhet se kryesohej nga Sekretari i Shtetit Marko Stucin, i cili është shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic.
“Palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit mes shteteve tona. Kosova ndan marrëdhënie të shkëlqyera të bashkëpunimit me Slloveninë, i cili është shtet mik e aleat i yni. Sllovenia përkrah Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian, ku dhe u theksua gatishmëria për ndarjen e përvojës dhe eksperiencës së saj në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
-
Bislimi dhe ambasadori i Çekisë diskutojnë për situatën në veri
-
Bislimi takoi emisarët e Gjermanisë e Sllovenisë, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
-
Bislimi pret në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, flasin për dialogun me Serbinë
-
Bislimi: Kosova shënoi zhvillim ekonomik krahas barrierave
-
Lajçak në takim me Bislimin: Diskutuam për zbatimin e plotë të Marrëveshjes