Tiranë, 7 maj - Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini është takuar sot në Bujanoc të Serbisë me homologun e saj Mladen Sharçeviq, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Republikën e Serbisë.
Të pranishëm në takim kanë qenë gjithashtu kryetari i Zyrës së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Zoran Stankoviq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi Ragmi Mustafa dhe ambasadori shqiptar në Serbi, Ilir Boçka.
Gjatë takimit, u diskutua problematika e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi. Në këtë kuadër, ministrja Shahini shprehu mundësinë e përdorimit të teksteve tona që përdoren në shkollat e Shqipërisë, pasurimin e bibliotekave shkollore me libra në gjuhën shqipe, si dhe ofroi gjithë ekspertizën e nevojshme kurrikulare të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Oferta e ministres Shahini u pranua në parim, ndërsa tani në vijim ngelet të detajohet edhe realizimi teknik i planit në mënyrë që të ketë arsim më cilësor për të gjithë shqiptarët në Serbi. Gjatë vizitës, Ministrja Besa Shahini vizitoi edhe një shkollë fillore në BujanocATSH.
{gallery}
-
Shahini: Mbështetje me libra shkollorë shqip për shqiptarët në Serbi
-
Ministrja Shahini: Pas vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria
-
Bislimi e Nagavci mbërrijnë në Bujanoc, nis takimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar
-
Kosova e Shqipëria duan të thellojnë bashkëpunimin në arsim
-
Nxënës të shkollës shqipe nga Sllovenia u pritën në Ministrinë e Diasporës