Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nuset me më pak ari e veshje nusërie

Sezoni i dasmave në Kosovë është duke u përmbyllur. Në dyqanet e arit dhe të veshjeve të nusërisë tani nuk ka shumë klientë.

Shitësit ankohen se ky është viti i dytë që po e ndiejnë rënien e interesimit të vajzave që bëhen nuse për stolitë prej ari dhe veshjet tradicionale të nusërisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ato po i zëvendësojnë me fustane të thjeshta dhe bizhuteri të lira, dhe po i kushtojnë më shumë rëndësi grimit, frizurës, ahengut të dasmës.

Çdo mëngjes në ora 09:00 Fatmire Krasniqi nga Prishtina e hap lokalin e saj me veshje nusërie që ndodhet afër Tregut të gjelbër.

Tash e 4 vjet ajo shet veshje nusërie, të cilën ia sjellin disa gra nga Rahoveci të cilat e punojnë me dorë. Teksa e bën një krahasim me shitjen para 4 vjetëve dhe tani tregon se ndryshimi është si nata me ditë.

Të rinjtë, sipas saj, tashmë janë bërë më modernë dhe po preferojnë t’u shmangen shpenzimeve të tilla.

“Përpara ka pasur shumë punë, tash katastrofë, sepse rinia po mendojnë më larg për jetën e tyre, nuk po duan shpenzime të mëdha. Edhe ata e kanë kuptuar që më mirë të shkojnë në ndonjë pushim sesa me shpenzu në veshje nusërie e me bë dasmë”, shprehet ajo... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)