Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka propozuar që në seancën e Kuvendit Komunal të diskutohet për çështjen e mbeturinave.
Por ky propozim nuk ka kaluar.
“Sot, në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, propozuam që të diskutohet për gjendjen alarmante me mbeturinat në kryeqytet. Vetëm 15 asamblistë e mbështetën këtë propozim, kurse 25 votuan kundër. Kundër diskutimit. Pra, jo kundër një partie. Kundër debatit për pastërtinë e qytetit”, ka shkruar shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes Gëzim Sveçla.
Ai ka shprehur keqardhje për këtë. “Kur shumica nuk pranon as të diskutojë për një problem që e sheh çdo qytetar para derës së shtëpisë, atëherë kemi problem më të madh se vetë mbeturinat. Keqardhje për këtë qasje. Dhimbje për Prishtinën”, ka shkruar Sveçla.
-
Rama akuzon VV-në për sabotim pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”
-
Rama synon të themelojë kompani të re për mbeturinat në Prishtinë, LVV-ja nuk e përkrah
-
LVV-ja bllokon hyrjen e Komunës me mbeturina si protestë për papastërtinë në Prishtinë
-
LVV-ja bllokon hyrjen e Komunës së Prishtinës me thasë mbeturinash
-
Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina