Në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës në bujqësi në përgjithësi, e në veçanti në blegtori, sot janë shpërndarë njëqind makina mjelëse, si pjesë e ndihmës së komunës për fermerët lokalë. Në ceremoninë e shpërndarjes së tyre makinave mjelëse, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha.
“Çdo vit e më shumë jemi duke e përkrahur bujqësinë dhe për neve si qeveri komunale, investimet në bujqësi edhe në të ardhmen, do të mbetet prioritet. Ne këtë vit kemi dhënë subvencione në ndërtimin e pesëdhjetë serave, tani po subvencionojmë njëqind fermer, me makina mjelëse dhe do të vazhdohet me dhënien e motokultivatorëve dhe subvencione tjera. E gjithë kjo e tregon më së miri përkushtimin tonë, për përkrahje dhe investime në fushën e bujqësisë”, tha mes tjerash Mazreku, i cili i uroi të gjithë fermerët, përfitues të makinave mjelëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Blegtori, Murat Hoxha, tha se “janë njëqind përfitues të makinave mjelëse dhe qëllim i yni si drejtori dhe si qeveri komunale, është që fermerëve t’iu krijohen kushte sa më të mira dhe të kenë lehtësi, në këtë rast për mbajtjen dhe rritjen e numrit të lopëve qumështore”.