Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Malishevë shpërndahen 20 makina për mbjelljen e misrit

Foto: Komuna e Malishevës

Në kuadër të përkrahjes dhe subvencionimit në bujqësi për fermerët e Komunës së Malishevës, sot janë shpërndarë edhe 20 makina për mbjelljen e misrit për 20 fermerë.

Kryetari i komunës, Ragip Begaj ka thënë se investimi në bujqësi do të thotë investim në prodhimet bujqësore dhe shtoi se “ky është qëllim i yni, që brenda mundësive buxhetore t’i përkrahim bujqit, në këtë rast t’i përkrahim 20 bujq të cilët merren me mbjellje të misrit”.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në këtë Komunës, Murat Hoxha, tha se përmes përkrahjes në mekanizma bujqësorë, “jemi duke u munduar që sado pak t’i përkrahim bujqit e komunës sonë, me qëllim që këta ta kenë më të lehtë punimin e tokës dhe mbjelljen e misrit”.

Sipas tij, projekti për përkrahje në mekanizëm bujqësor, përkatësisht furnizimi me makina për mbjelljen e misrit, ka kushtuar 25 780 euro.

Artikuj të ngjashëm