Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një tjetër luftëtar refuzon ftesën nga Specialja

Faik Zogaj është i ftuari i radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.

Ai është ftuar në cilësinë e të akuzuarit për datën 21 mars, por ka bërë të ditur se nuk e njeh këtë Gjykatë dhe se nuk do t’i përgjigjet ftesës.

“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë. Dua t'iu informoj se kam pranuar ftesë në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më 21.03.2020. Sepse, unë personalisht nuk e njoh këtë Gjykatë derisa ajo t’i dënojë kriminelët që mi vranë më të dashurit e mi brenda në shtëpi”, ka shkruar Zogaj.

Ai është krenar me të kaluarën dhe se këtë lavdi, nuk mund t’ia njollosë askush.

“Në tërë veprimtarinë time jetësore e atdhetare, asnjëherë nuk jam ndjerë më i nderuar dhe më i respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime! Lavdi Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar tutje Zogaj.

Edhe Imer Zogaj ftohet nga Specialja si dëshmitar, udhëton në Hagë më 21 janar Arbëri Imer Zogaj ftohet nga Specialja si dëshmitar, udhëton në Hagë më 21 janar

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Një ditë më herët, edhe Fatmir Brajshori, njoftoi se nuk do t’i përgjigjet ftesës për të shkuar në Hagë.

Image