Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një pjesë e Prishtinës pa rrymë tash e tri orë

Një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike më shumë se tri orë, por shkaqet e shkëputjes së energjisë nuk janë bërë të ditura.

Në adresë të Koha.net, kanë ardhur disa ankesa nga qytetarët të cilët kanë disa orë pa rrymë, ata madje kanë thënë se as nuk kanë gjetur qasje në numrin e paraqitur në faqen zyrtare të KESCO-s.

Koha.net ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e KEDS-it Viktor Buzhalën, por as ai nuk ka kthyer përgjigje.