Në Tiranë UNICEF-i publikoi të dhënat e një studimi mbi internetin e sigurt.
Fëmijët pohojnë në masë të madhe se shohin në internet materiale me dhunë fizike dhe abuzime seksuale.
UNICEF organizoi në Tiranë një Samit për internet më të sigurt për fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë.
Sipas anketave, mosha mesatare kur fëmijët hyjnë për herë të parë në internet është 9 vjeç, madje 1/3 e tyre edhe 8 vjeç ose më herët.
Mesatarisht çdo fëmijë qëndron online 3 orë në ditë, thotë studimi.
Edhe
Sipas një studimi të ri, fëmijët kalojnë 61 orë në vit në internet
1 në 5 fëmijë pohon se ka parë imazhe dhune ose abuzimi online, ndërsa 1 në 10 pohojnë se kanë parë përmbajtje, ku flitet për vetëvrasje dhe materiale të padëshiruara në internet.
Anketat tregojnë se çereku i fëmijëve komunikojnë online me dikë që nuk e njohin, ndërsa gjysma e këtyre kanë takuar personalisht dikë që e kanë njohur nga interneti.
Në pjesën dërrmuese rreth 75 për qind fëmijët kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga moshatarët, ndërsa prindërit kanë njohuri vetëm për 10 për qind të këtyre ndodhive.
Fëmijët e anketuar pohojnë se në masën mbi 75 për qind se nuk kanë asnjë kontroll ose mbikëqyrje nga prindërit kur shohin video online, kur vizitojnë rrjete sociale ose kur këmbejnë mesazhe.
Më tepër se gjysma e tyre përdorin kamerën e kompjuterit ose telefonit pa dijeninë e prindërve
Gjysma e fëmijëve të anketuar pohojnë se kanë mundësi të futen në internet sa herë që ata dëshirojnë.
Afro 75 për qind e fëmijëve të anketuar përdorin telefonin çdo ditë kryesisht smartphone.
Kryesisht për argëtim dhe diskutime sociale youtube, instagram, facebook dhe What’s app.
Edhe
Mbi 70 mijë fëmijë përdorues të internetit në Kosovë
Fëmijët e anketuar kanë më shumë aftësi në teknologjitë online se sa prindërit e tyre.
Rreth 25 për qind e tyre thonë se kanë përjetuar online një ngjarje të mërzitur, dhe imazhe dhune fizike, por nuk ia tregojnë më të rriturve.