Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

26 për qind e adoleshentëve në Kosovë shikojnë filma për të rritur

[11:00] Në konferencën për shënimin e ditës për internet të sigurt është duke u diskutuar edhe për përdorimin e internetit nga fëmijët.

Petrit Tahiri, nga Qendra për Arsim e Kosovës, ka thënë se të mirat dhe të këqijat e internetit duhet të shkojnë bashkë. Por duhet marrë masa për shfrytëzim të sigurt siç është nga niveli individual deri te ai institucional, raporton KTV.

Ndër të tjera, ai ka treguar disa statistika të përdorimit të internetit nga adoleshentët e moshës 16 deri 17 vjeçare.

“88.8 për qind të ekonomive familjare kanë qasje në internet;

97 për qind e adoleshentëve të anketuar janë përdorues të internetit dhe 87 për qind e adoleshentëve e përdorin celularin për tu kyçur në internet;

Edhe Siguria e fëmijëve në internet, nga koha e gjatë para ekraneve deri te rreziqet që sjell Arbëri Siguria e fëmijëve në internet, nga koha e gjatë para ekraneve deri te rreziqet që sjell

26 për qind e adoleshentëve kanë deklaruar se kanë parë përmbajtje pornografike prej të cilave 10 për qind kanë parë çdo dite pamje të tilla;

43 për qind e adoleshentëve kanë kontaktuar;

18 për qind e adoleshentëve e kanë pohuar se zihen në shkollë me shokët e shoqet për atë se çfarë ka ndodhur paraprakisht në internet”, ka treguar Tahiri.


Fillon konferenca për shënimin e ditës për internet të sigurt

Sot në Prishtinë ka filluar konferenca për shënimin e ditës për internet të sigurt.

Edhe Mbi 70 mijë fëmijë përdorues të internetit në Kosovë Arbëri Mbi 70 mijë fëmijë përdorues të internetit në Kosovë

Heset Sahiti, zëvendësministër i arsimit ka thëne se është hartuar pakoja e udhëzimit të përdorimit të internetit me qëllim që nxënësit të kenë qasje dhe mundësi për të përfituar nga përmbajtja e tij.

“Ne do të angazhohemi që fëmijët të arrijnë potencialin e tyre në mënyrë që të përdorin sa më sigurt internetin. MASHT do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë akterët në mënyrë që të kemi rezultate të dëshirueshme”, ka thënë ai, raporton KTV.

James Mugaju, zëvendës shef i zyrës së Unicefit ka thënë se hulumtimet tregojnë që 1 në 3 përdorues të internetit është fëmijë.

“Ka edhe përfitime por edhe ekzistojnë rreziqe, por secili fëmijë ka nevojë të mësojë nëpërmjet internetit dhe të lidhet me të tjerët. Por ne duhet të punojmë së bashku që ta bëjmë internetin më të sigurt për secilin fëmijë. Ne duhet të punojmë të largojmë rreziqet dhe të rrisim përfitimet nga interneti”, ka thënë Mugaju.

“Fëmijët dhe të rinjtë duhet të inkurajohen për të marrë pjesë në debatet për internetin në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Edukatorët dhe punonjësit mund të ndihmojnë fëmijët që ti përgjigjen negativisht çdo gjëje që fëmijët mund të shohin. Motoja për ditën për internet të sigurt është ‘krijo, lidhu dhe trego respekt. Një internet më i mirë fillon me ty’”, ka thënë Teuta Zymberi nga qendra për studime të avancuara.

Edhe Një në pesë fëmijë shqiptar sheh në internet materiale me dhunë fizike e seksuale Arbëri Një në pesë fëmijë shqiptar sheh në internet materiale me dhunë fizike e seksuale

“Më herët kanë qenë shumë pak aplikacione në telefona të mençur dhe tani kemi shumë sosh”, ka thënë Mentor Hoxhaj nga Cyber Security and Privacy. Sipas tij secili aplikacion ka qasje në të dhënat e individit ndaj duhet të jemi shumë të sigurt.

“Mesazhi është që aplikacionet dinë më shumë se ne për vetveten. Ndaj duhet pasur shumë kujdes se çka postoni dhe si e përdorni internetin”, ka thënë Hoxhaj.